LAJMI I FUNDIT:

Google lanson faqen Android Design

Google lanson faqen Android Design

Google ka lansuar një funksion të ri për zhvilluesit e aplikacioneve të sistemit të saj operativ, Android, përmes uebfaqes së quajtur Android Design, i cili ka për synim që të përmirësojë dizajnin e aplikacioneve të Android.

Kjo uebfaqe e re, ka për qëllim që aplikacionet e Android ti bëjë të duken më mirë, ndërsa i njëjti ka shumë informacione lidhur me versionin më të ri të sistemit operativ Android, Android 4.0 ICS.

Sipas Android User Experience Team, Google do të investojë edhe më shumë në këtë faqe në mënyrë që njerëzit të fillojnë të përdorin edhe më shumë aplikacione të platformës së saj mobile.

Nëse dëshironi të dini më shumë për këtë faqe, vizitoni Android Design, dhe aty do të informoheni për të gjitha resurset që Google i ka vënë në dispozicion për zhvilluesit. / Telegrafi /