Kjo inatosi në masë aq të madhe udhëheqësit e Twitterit sa që ditën e publikimit të vetisë së re të kërkuesit e quajtën “bad day for the Internet”, respektivisht ditë të keqe për Internetin.
Natyrisht, janë të brengosur për faktin se Google ka filluar që në faqen e kërkuesit të vendos “rezultatet e personalizuara”, që përfshin edhe profilet dhe faqet e promovuar të Google+. Nën rezultatet e personalizuar konsiderohen përmbajtjet në llogaritë pranë Google+ të miqve tuaj (natyrisht, për ti marrë ato, duhet të jenë të kyçur në rrjetin shoqëror të Google), pra postimet, dhe lidhjet që kanë ndarë miqtë tuaj do të jenë të pozicionuar para lidhjeve të tjera, ndërsa do të shfaqen edhe fotografitë të cilat kanë ndarë miqtë tuaj.
Është krejtësisht e qartë se përse kjo e inatosi Twitterin e pa dyshim të njëjtin qëndrim e kanë edhe në Facebook. Google vendosi të luaj lojën e fëlliqtë dhe në këtë mënyrë ti jap trajtim të veçantë rrjetit të vet shoqëror, që do të thotë se konkurrentët do ta jenë në rend të dytë. Google+ formalisht është duke përparuar shumë mirë (numri i shfrytëzuesve të regjistruar është duke u rritur në mënyrë drastike nga dita në dit), por në realitet numri i shfrytëzuesve aktiv është shumë më i vogël se numri i shfrytëzuesve të regjistruar, për shkak se njerëzit regjistrohen në Google kryesisht për shkak të shërbimeve tjera (Gmail, Docs, Android Market). Nga Twitter thonë se tani informatat do të jenë shumë më të vështirë për tu gjetur dhe se ky veprim i Google është i keq për njerëzit, botuesit, organizatat informative dhe shfrytëzuesit e Twitterit.
Twitter vetën e konsideron si relevant për informimin e njerëzve – ata thonë se lajmet më së pari paraqiten në Twitter. Për ca kohë postimet nga Twitteri në të vërtetë paraqiteshin në kërkuesin e Googleit. Pikërisht për shkak të kësaj, Google është çuditur nga një reagim i këtillë i Twitterit – thonë se ju kanë ofruar bashkëpunim, por se verën e vitit të kaluar nga Twitter nuk kanë përtërirë marrëveshjen me Google. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle njofton pesë veçori të reja për Android dhe Wear OS
Njihuni me dronin që është “angazhuar” për të luftuar mushkonjat në Kaliforni
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil
Acer sjell një monitor për video-lojëra prej 48 inç
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh