Projekti “Prishtina Buses” i cili është realizuar nga një grup të rinjsh Kosovar dhe disa anëtarë të organizatës FLOSSK, kishte për qëllim krijimin e një harte të linjave të autobusëve që qarkullojnë nëpër Prishtinë duke përfshirë oraret, nisjet, çmimet dhe informata të ngjashme.
Pasi që Prishtina nuk ka një sistem të mirëfilltë të informimit të qytetarëve rreth linjave të autobusëve që qarkullojnë nëpër qytet, pjesëmarrësit e projektit me të drejtë zgjodhën për të zgjidhur një problem i cili sjell huti jo vetëm tek banorët e qytetit por edhe tek vizitorët e shumtë që vijnë për qëllime të ndryshme në Prishtinë.
Projekti u zhvillua ashtu që pjesëmarrësit në ekipe nga dy vet ndiqnin linjat e autobusëve me një pajisje GPS Garmin, ndërsa pasi që kanë marrë informatat ato për të gjitha rrugët dhe stacionet ato i bartën në një kompjuter që kishte një softuer për hartat elektronike. Gjatë realizimit të projektit gjithashtu janë mbledhur edhe informata të ndryshme nga personeli i autobusëve rreth orareve të operimit të autobusëve respektivisht linjave përkatëse.
Kostoja e projektit ishte 500 Euro ndërsa ai ishte i ndihmuar nga UNICEF Innovation Lab, ndërsa pjesëmarrësit në projekt shpresojnë se ai mund të jetë frymëzim për administratën publike për të mbështetur projektet tjera të këtij lloji në qytetet tjera në Kosovë.
Me rastin e prezantimit të projektit do të mbahet edhe një eveniment ku do të ketë edhe diskutimet rreth planeve të ardhmes së këtij projekti. Prezantimi do të bëhet në zyrat e Unicefit në Prishtë duke filluar nga ora 18:00, e për më shumë informata mund të vizitoni faqen e eventit në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLuftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini
Musk kundërshton projektin 500 miliardë dollarësh me Al të Trumpit: Ata në fakt nuk kanë para
ChatGPT "rikthehet në punë" pas ndërprerjes që goditi mijëra përdorues në mbarë botën
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë