LAJMI I FUNDIT:

Facebook, “offline” në Amerikën Latine

Facebook, “offline” në Amerikën Latine

Shumë përdorues të Facebook në shumë vende të Amerikës Latine kanë pasur vështirësi për të hyrë në rrjetin social gjatë tri orëve të fundit.

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve në Twitter e kanë raportuar ndërprerjen, ndërsa postimet në rrjetin tjetër social vijnë nga vende të ndryshme anembanë rajonit, duke përfshirë Kolumbinë, El Salvadorin, Porto Rikon, Venezuelën dhe Uruguajin.



Përveç në Twitter, kjo ndërprerje e shërbimit është raportuar edhe në faqen Downrightnow, e cila është e dedikuar për monitorimin e faqeve të mëdha.

Çuditërisht, lidhur me këtë ndërprerje nuk ka asnjë konfirmim nga Facebook.

Ndërsa, ajo që e bën këtë situatë mjaft zbavitëse, është fakti se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg është duke kaluar pushimet e tij vjetore në Amerikën Latine. / Telegrafi /