LAJMI I FUNDIT:

SHBA-të pa Internet Explorer 6

SHBA-të pa Internet Explorer 6

Iniciativa IE6 Countdown e Microsoftit dalëngadalë po tregon rezultate. Iniciativa e nisur me qëllim të zvogëlimit më të shpejtë të përfaqësimit të shfletuesit të urryer Internet Explorer 6 po tregon rezultate edhe në tregun amë të Microsoftit – në SHBA sipas të dhënave të fundit të kompanisë Net Applications më pak se 1 për qind e shfrytëzuesve ende përdorë IE6.

SHBA-të kështu u gjetën në shoqërinë e vendeve siç janë Austria, Polonia, Suedia, Danimarka, Finlanda dhe Norvegjia (të cilat gjithashtu shënojnë nën 1 për qind përfaqësim të shfletuesit IE6), e së shpejti do të mund të ju bashkëngjiten edhe Meksiko, Republika Çeke, Ukraina, Portugali dhe Filipinet. Sipas të dhënave në faqen IE6 Countdown (nga dhjetori i vitit 2011), Internet Explorer 6 edne ka përfaqësim të madh në Kinë – madje 25.2 për qind, respektivisht Kina paraqet gjysmën nga posedimi total i këtij shfletuesi të Internetit. /Telegrafi/