LAJMI I FUNDIT:

Wikipedia mblodhi 20 milion dollarë

Wikipedia mblodhi 20 milion dollarë

Wikimedia Foundation, organizata joprofitabile e cila qëndron prapa Wikipedias dhe disa wiki-projekteve tjera, më në fund arriti të mbledh 20 milion dollarë.

Mbledhja e parave gjatë vitit 2011 ishte më i suksesshëm se më 2008 kur arritën të mbledhin “vetëm” 4.5 milion dollarë.

Paratë e mbledhura Wikimedias do të ia mundësojnë mirëmbajtjen e pavarur dhe pandikuar të enciklopedisë më të popullarizuar. Ekipi ndjehet krenar duke u lavdëruar se Wikipedia është ueb-faqja e vetme e madhe që financohet nga shfrytëzuesit, në vend se të financohet nga reklamat, e me mbledhjen e parave, respektivisht donacioneve, kanë filluar më 2003. /Telegrafi/