LAJMI I FUNDIT:

Kush po e përkrah SOPA-n?

Kush po e përkrah SOPA-n?

GoDaddy nuk është i vetmi që “ndërroi mendje” në lidhje me SOPA-n (ligj ky në shkrimin e të cilit pati marrë pjesë edhe vet kompania). Thënë të drejtën, ky ofrues i ueb hostingut nuk ndërroi mendjen për shkaqe etike, filozofike ose çfarëdo arsye të tjera, por për shkak se komuniteti i internetit filloi ta përndjek dhe bojkotoj, respektivisht filluan të humbasin klientët.

Edhe disa kompani tjera kanë ndryshuar qëndrimin, por jo detyrimisht për të njëjtat arsye sikurse GoDaddy. Është interesant që në mesin e tyre ndodhen Nintendo, Electronic arts dhe Sony Electronics, por edhe BSA (Business Software Alliance, e cila merret pikërisht me mbrojtjen e të drejtave të kompanive siç janë Apple, Microsoft, Adobe Systems …). Mirëpo ka edhe shumë të tjera që nuk e përkrahin legjislativin, duke përfshirë edhe disa kompani motra të Sonyt e në listë ndodhen shumë shtëpi muzikore dhe të filmit, respektivisht shtëpi mediatike.

Kundërshtarët:

• Disqus
• AOL
• eBay
• Facebook
• foursquare
• Google
• GrooveShark
• Kickstarter
• Mozilla
• PayPal
• Wikipedia
• Reddit
• Square
• The Huffington Post
• Craigslist
• LinkedIn
• OpenDNS
• Tumblr
• Twitter
• Yahoo
• Zynga


Ndërruan mendjen (ish përkrahësit):

• Business Software Alliance (Includes Apple, Microsoft, Adobe Systems, Intel and more)
• Electronic Arts
• Sony Electronics
• Nintendo
• Go Daddy

Përkrahësit:

• ABC
• BMI
• CBS
• Comcast/NBCUniversal
• Disney Publishing Worldwide, Inc.
• EMI Music Publishing
• Entertainment Software Association
• ESPN
• Major League Baseball
• Marvel Entertainment, LLC
• MasterCard Worldwide
• Motion Picture Association of America
• National Cable & Telecommunications Association
• National Football League
• News Corporation
• Random House
• Scholastic, Inc.
• Sony/ATV Music Publishing
• Sony Music Entertainment
• Time Warner
• Universal Music
• Universal Music Publishing Group
• Viacom
• Visa Inc.
• Warner Music Group