Një nga menaxherët kryesorë në YouTube zbuloi se përse pikërisht këta video janë më të shikuarit dhe çfarë kanë të përbashkët ata. Përveç se kanë fituar mijëra dollarë.
“Bëhet fjalë për materialet përmbajtja e të cilëve është krejtësisht e papritur, unike dhe e ndryshme nga të tjerët. I tillë se që të dëshironi ta ndani me të tjerët dhe të bisedoni rreth tij”, tha për Huffington Post njëri nga menaxherët kryesorë Kevin Alloca.
Rebecca Black dhe hiti i saj Friday është klipi më i shikuar gjatë vitit 2011 në YouTube. Kur u paraqit për herë të parë u shikua nga më shumë se 150 milion njerëz, por në ndërkohë u hoq për shkak të konfliktit të Rebeccas me menaxherin e saj, kështu që klipi ekzistues ka vetëm rreth 13 milion shikime. Në të mbi 307, 593 njerëz shtypën butonin “dislike”, respektivisht u deklaruan se nuk e pëlqejnë këngën e saj. Rreth 80 mijë të tjerë kishin mendim të kundërt. Ja se si një “këngë për asgjë” fitoi mijëra dollarë.
Në vendin e dytë është “qeni i cili flet” i cili ka gati 76 milion klikime.
Zbavitësit amerikan nga grupi The Lonely Island nga Kalifornia, në bashkëpunim me Michael Boltonin, në YouTube publikuan këngën e cila grumbulloi më shumë se 60 milion klikime.
Aty është edhe “biseda serioze” në mes të dy bebeve, ndërsa Nyan Cat ka më shumë se 50 milion klikime. As ne nuk po e dimë për se. Shikueshmëria e saj befasoi madje dhe njërin nga menaxherët e saj Kevin Alloc. Shikojeni ndoshta do të ju befasoj edhe juve.
Karmin Covers është një yll nga YouTube me gati 50 milion klikime. Shikoni se si bën rap ajo.
Në vendin e shtatë janë prapë The Lonely Island të cilët janë në kreun e listës së komikëve më të shikuar në YouTube, e para tyre me pak më shumë se 45 milion klikime ndodhet Maria Aragon e cila këndon “Born This Way” të Lady Gagas. Dëgjoni vajzën e vogël të cilën siç duket e adhurojnë në YouTube.
Më shumë se 45 milion klikime ka edhe një reklamë, që është hera e parë pas disa viteve , thonë në YouTube.
Në vendin e dhjetë me madje 38 milion klikime është edhe macja e cila luan me të vegjlit e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
Probleme me ekranin: Apple po riparon iPhone 11 falas
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur
Nga Commodore 64 krijoi fizarmonikën
Alexa i thotë vajzës 10-vjeçare të vendosë monedha të hekurit në prizën e rrymës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh