LAJMI I FUNDIT:

Arrin Silverlight 5

Arrin Silverlight 5

Microsoft lëshoi në distribucion Silverlight 5, versionin e freskët të pluginit për sistemet operativ Windows dhe Mac OS.

Shtesa është kompatibile me shfletuesit Internet Explorer, Firefox, Chrome dhe Safari dhe sjell disa risi tashmë të pranishme në ueb zgjidhjet e ngjashme siç është Adobe Flash.

Silverlight 5 ka përkrahjen harduerike për dekodimin e H.264 videos për performancat më të mira, përkrahjen për Postscript Vector Printing dhe përkrahjen për 3D përmes XNA API-së në platformën Windows, që mundëson shfaqjen me përshpejtim të grafikës 3D brenda shfletuesit të Internetit. Janë përmirësuar edhe mundësitë për siguri (Trusted Application model), e vetë shtesa ka madhësinë prej rreth 7 MB dhe është në dispozicion për shkarkim pa pagesë nga faqja zyrtare./Telegrafi/