LAJMI I FUNDIT:

Kthim i aksioneve të Zyngas ose largim nga puna

Kthim i aksioneve të Zyngas ose largim nga puna

Sipas shkrimit të The Wall Street Journal, Zynga sipas disa pohimeve nga një numër i të punësuarve po kërkon që të kthejnë aksionet të cilat kanë marrë, ose përndryshe do të largohen nga puna.

Në të vërtetë, Zynga, e cila është më e njohura për lojërat për rrjetat shoqërore siç janë CityVille dhe FarmVille, po përgatitet për ofertën fillestare të aksioneve, e në fillim, sikur dhe shumë kompani të tjera në ngritje e sipër, për të tërhequr të punësuarit u ka ndarë aksione të kompanisë. Por sipas pohimeve CEO i kompanisë, Mark Pincus, së bashku me menaxherët e nivelit më të lartë, kanë ardhur në përfundim se tepër shumë aksione u kanë dhënë të punësuarve. Por në vend se thjeshtë ta pranojnë këtë fakt, ata sipas pohimeve kanë vendosur ta provojnë një taktikë tjetër, respektivisht kanë kërkuar nga të punësuarit që të heqin dorë nga aksionet për të cilat kanë opsione, ose përndryshe do të largohen nga puna.

Për të vendosur se nga cilët të punësuar do të kërkojnë të heqin dorë nga opsionet në aksione Pincus dhe ekipi i tij i drejtorëve kanë tentuar të caktojnë me saktësi se cilët të punësuar me kontributin ndaj kompanisë nuk arsyetojnë profitin potencial në aksionet pas ofertës fillestare të tyre.

Në kompani dëshirojnë të shmangin skenarin e “kuzhinierit të Google”. Në të vërtetë një nga kuzhinierët e Google i cili shumë herët pati arritur në kompani ka marrë një pako relativisht të madhe të aksioneve të cilat pas ofertës fillestare më 2004 kishin vlerën rreth 20 milion dollarë.


Natyrisht, këto plane të udhëheqësve të Zyngas nuk janë pranuar mirë nga të punësuarit. Kështu qysh tani disa nga ata kanë marrë avokat për tu marrë vesh me kompaninë.

Zynga pret që gjatë ofertës fillestare të aksioneve të grumbulloj rreth një miliard dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook

Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook

Teknologji
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

Teknologji
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
Kalo në kategori