LAJMI I FUNDIT:

Facebook para Twitter për video

Facebook para Twitter për video

Numri i videove të shpërndara përmes Facebook në tremujorin e tretë shpërtheu dhe i rrinte larg rivalit të saj më të madh, Twitter, thuhet sipas hulumtimit të fundit nga firma e cila analizon videot, Ooyala.

Sipas një raporti nga Ooyala, hendeku midis dy rrjeteve sociale ishte më i përhapur në Tajvan, Itali, dhe Australi, ndërsa thotë se Twitter ishte më e mirë në Japoni.

Gjetjet tjera të raportit të Ooyala përfshijnë edhe faktet si më poshtë:

  • Përdoruesit e tabletëve kanë shikuar rreth 30 për qind më shumë, sesa ata të kompjuterëve personal.
  • Kur bëhet fjalë për tabletët, iPad i Apple gjithsesi se ka dominuar, duke marrë rreth 97 për qind të gjitha videove të shikuara nga këto pajisje, ndërsa vetëm 3 për qind e videove janë shikuar nga pajisjet Android.
  • Shikimi i përmbajtjes në video nga lidhjet e bëra në TV, është trefishuar në tremujorin e tretë të vitit, duke përfshirë këtu edhe lidhjen në konsola të lojërave.

Përfundimi i raportit të Ooyala thotë se është e dukshme që njerëzit gjithnjë e më shumë po shohin video online. Me fjalë të tjera, ne sot jetojmë në një kohë kur njerëzit e kanë ndryshuar mënyrën se si shohin TV, filma ose video përmbajtje. / Telegrafi /