LAJMI I FUNDIT:

Gates dhe Zuckerberg në mesin e 10 më të fuqishmëve

Gates dhe Zuckerberg në mesin e 10 më të fuqishmëve

Revista Forbes në listën e vet të njerëzve më të fuqishëm në botë në mesin e dhjetë të parëve përfshiu Bill Gatesin dhe Mark Zuckerbergun.

Në krye të listës është presidenti i SHBA-ve Barack Obama, e pas tij vijnë kryeministri rus Vladimir Putin, presidenti kinez Hu Jintao, kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa Bill Gates është në vendin e pestë. Para Zuckerbergut i cili mban pozitën e nëntë në listën e Forbesit janë edhe mbreti saudit Abdullah, Papa Benedicti XVI, dhe presidenti i rezervave federale amerikane Ben Bernanke.

Forbes formon listën e vet kryesisht duke analizuar se mbi sa njerëz kanë fuqi kandidatët. Pastaj shikojnë resurset financiare të cilat kontrollojnë ata, dhe nëse kanë ndikim në më shumë se një trevë. Në fund në Forbes shikojnë edhe se në çfarë mënyre ata persona përdorin fuqinë që e kanë. /Telegrafi/