LAJMI I FUNDIT:

CIA përcjell rrjetat shoqërore

CIA përcjell rrjetat shoqërore

Ekipi i njohur si “bibliotekarët hakmarrës” përcjell me miliona tweet për çdo dit. Ata përcjellin dhe Facebookun dhe rrjetat tjera shoqërore nga mbarë bota në të gjitha gjuhët e botës.

Pasqyra e të gjitha këtyre ndodhive shpaloset në nivelet më të larta në Shtëpinë e Bardhë, shkruan agjencia Associated Press.
Ajo krijohet në Open Source Center, që është pjesë e CIA-s, e drejtori i qendrës, Dag Nakvin, thotë se kjo pasqyrë ua mundëson që të parashikojnë se çfarë do të ndodhë. E dinin se do të ketë revolucion në Lindjen e Afërme, vetëm nuk e dini se kur me saktësi do të ndodhë.

Ai në një intervistë për AP tha se pjesa më e madhe e analistëve ndodhet në Virginia, në qendrën e tyre, por se ka pjesëtarë në mbarë botën. Në mesin e qindra analistëve, ndërsa numri i saktë i tyre mbetet sekret, më të suksesshmit janë hakerët kompjuterik të cilët dinë me saktësi të gjejnë gjërat për të cilat të tjerët as që dinë se ekzistojnë, tha Nakvin.

Qendra ka filluar të fokusohet në Twitterin pas vitit 2009 dhe ngjarjeve në Iran, tha ai, e raportet e tyre çdo mëngjes ndodhen në tavolinën e presidentit Barack Obama.


Gjithnjë e më shumë njerëz po përdorin rrjetat shoqërore, madje edhe ata të cilët më herët nuk kishin kompjuter dhe Internet në vendet e pazhvilluara të botës, tani qasen përmes telefonave celularë. Kjo ndihmon që të kihet një pasqyrë në situatën momentale.

Lokacioni i saktë i qendrës nuk është i ditur, për të parandaluar sulmet e mundshme, shkruan AP. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook

Meta thotë se nuk po bën automatikisht që llogaritë e përdoruesve të ndjekin Trump në Instagram dhe Facebook

Teknologji
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?

Teknologji
Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Trump zbulon projektin më të madh për inteligjencën artificiale - investim prej 500 miliardë dollarësh

Teknologji
Kalo në kategori