LAJMI I FUNDIT:

Kërkoni për “do a barrel roll” në Google dhe shikoni se çfarë do të bëhet

Kërkoni për “do a barrel roll” në Google dhe shikoni se çfarë do të bëhet

Google di të mahitet dhe të fus shtesa interesante në kërkuesin e tij, por nëse shënoni në fushën për kërkim “do a barrel roll”, thjeshtë do të mbeteni pa fjalë.

Shfrytëzuesit e Twitterit thjeshtë nuk po reshtin së postuari këtë gjë, e foren virale të Google po e transmetojnë dalëngadalë të gjithë mediat e ndër të tjerët edhe Mashable dhe Huffington Post.

Mos pritni më gjatë dhe shënoni këto fjalë “do a barrel roll” në Chrome ose në versionin e fundit të shfletuesit Firefox, dhe nuk do të dëshpëroheni. Për më shumë, do ta përsërisni të njëjtin veprim edhe disa herë madje dhe duke qeshur (siç bëmë edhe ne). Kjo është një dëshmi se në Google punojnë “Geek-ët” e vërtetë dhe se në secilin nga ne ndodhet një “geek” i vogël i cili kërkon të zbavitet.

Në blogun e New York Times kanë vlerësuar se Google me këtë u mundua të përgjigjet në programin “Siri” të iPhone 4S-it, i cili në të vërtetë dëgjon kërkesat tuaja dhe i ekzekuton ato.


Nëse ky ishte qëllimi i Google, atëherë duket se janë në rrugë të mirë. Por, diçka të ngjashme, ani pse jo me efekt kaq dramatik në Google e kanë bërë edhe më herët kështu që nëse shënoni fjalët “ascii art” në fushën për kërkim, do të shihni se si do të ndërrohet logo. /Telegrafi/