LAJMI I FUNDIT:

Përmbajtjet profesionale në YouTube

Përmbajtjet profesionale në YouTube

Google në blogun e vet zyrtarë publikoi se ka bërë marrëveshje me një numër të shumtë të njerëzve të famshëm dhe prodhuesve të përmbajtjeve të cilët përmbajtjet e veta do ti ofrojnë edhe përmes shërbimit YouTube.

Sipas fjalëve të përfaqësuesve të Googleit, me zgjerimin e ofertës dëshirojnë që të ju ofrojnë shfrytëzuese një spektër edhe më të gjerë të zbavitjes në YouTube, derisa atyre që dëshirojnë të bëjnë marketing u ofrohet mundësi më e madhe për qasje ndaj blerësve të interesuar në mbarë botën. Përmbajtjet e reja do të duhej të jenë në dispozicion duke filluar nga muaji i ardhshëm, e dalëngadalë do të vazhdojnë të shtohen gjatë vitit të ardhshëm. Një listë goxha e qatë e partnerëve të Google mund të shihet në blogun zyrtar.

The Wall Street Jourunal më herët publikoi në raportet e veta se Google pagoi më shumë se 100 milion dollarë për ofruesit profesional të shërbimeve ashtu që ata ti ofrojnë përmbajtjet e veta përmes YouTube-it. /Telegrafi/