LAJMI I FUNDIT:

Mesatarja botërore e internetit, 2.6Mbps, Holanda e para

Mesatarja botërore e internetit, 2.6Mbps, Holanda e para

Holanda, është njëra ndër shtetet më progresive sa i përket internetit me brez të gjerë, thotë raporti i Akamai, i quajtur "State of the internet", i realizuar në pjesën e dytë të vitit 2011.

Ky raport gjithashu zbulon se "marshi i internetit të shpejtë" po vazhdon në shumë shtete të botës.

Nuk janë rritur vetëm përdoruesit e internetit, mirëpo me këtë janë rritur edhe shpejtësitë e internetit, të cilat ofrohen nga ofruesit e shërbimeve, dhe kjo vlen për rrjetet me dhe pa tela.

Raporti gjithashtu thotë se rreth 27 për qind e rrjeteve të lidhura në Akamai ofrojnë shpejtësi të cilat nuk kalojnë 5Mbps.


Mirëpo, ky është rasti me Holandën, ku rreth 68 për qind e lidhjeve në internetin e brezit të gjerë e kalpjnë shpejtësinë prej 5Mbps. Pas Holandës, radhiten vendet si Hong Kongu, Korea e Jugut, të cilat marrin pjesë me 59 për qind dhe 58 për qind, respektivisht.

Qyteti koreano-jugor, Taegu është qyteti më i shpejtë në botë me mesatare prej 15.8Mbps, ndërsa qyteti tjetër i këtij vendi, Tajeon, ka arritur shpejtësinë maksimale në 55.3Mbps.

Në anën tjetër, me rritjen e numrit të përdoruesve është rritur edhe shpejtësia mesatare e internetit në nivel global, e cila është ngritur nga 2.1Mbps në 2.6Mbps. / Telegrafi /