LAJMI I FUNDIT:

Anonymous kundër pedofilëve

Anonymous kundër pedofilëve

Ekipi tashmë i njohur shumë mirë, Anonymous, rrëzoi javës që shkoi Freedom Hosting-un që siguronte shërbime të hostingut për mbi 40 ueb faqe pedofilësh, në mes i të cilëve është edhe Lolita City, sipas disa pohimeve faqja më e madhe e pedofilëve në Internet.

Përveç kësaj, kanë arritur të mbledhin të dhënat rreth 1,589 shfrytëzuesve të këtyre faqeve të cilët janë ruajtur si dëshmi për organet e interesuar përgjegjës.

Aktin e bën të pazakontë fakti se bëhet fjalë për një grup hakerësh të cilët përndryshe përfaqësojnë anonimitetin e shfrytëzuesve në Internet, dhe për shkak të kësaj faqet e tyre janë të hostuara në darknet – rrjet ky privat i kriptuar në Internet që është menduar pikërisht për të pamundësuar gjetjen e shfrytëzuesve. Bëhet fjalë për rrjetin e anonimizuar të Torit të cilin fillimisht e pati zhvilluar marina amerikane, e tani përdoret edhe nga ofruesit e shërbimeve të hostingut për përmbajtjet e ndryshme.

Tor bën ridrejtimin e qarkullimit përmes grupit të serverëve vullnetarë që janë të shpërndarë nëpër Internet dhe në këtë mënyrë vështirëson mbikëqyrjen e përmbajtjeve dhe pjesëmarrësve në qarkullim. Tor gjithashtu ka edhe TDL-në private .onion në të cilën qasen përmes HSP-së (hiden service protocol) dhe faqet janë të dukshme vetëm për shfrytëzuesit e Tor gatewayit sikurse që është tor2web.org.


Natyrisht, Tor nuk përdoret vetëm nga pedofilët, por edhe shumë shfrytëzues të cilëve u është pamundësuar komunikimi në Internet, sikurse që janë blogerët në vendet arabe dhe vendet tjera të botës ku shikohet ndryshe shprehja e lirë e qëndrimeve që janë në kundërshtim me qëndrimet zyrtare.

Mirëpo, anonimiteti që ofron Tor nuk është krejtësisht i garantuar, kështu që edhe pse IP adresat janë të fshehura, ato kanë shenjën digjitale i cili mund të përdoret për identifikimin e shërbimeve të hostuara në një lokacion dhe përmes kësaj mund të përcjellën edhe vizitat në këtë lokacion. Po kështu, rrjeta tor është njëlloj e lëndueshme në hackimin e faqeve sikurse dhe Interneti “i zakonshëm”.

Sipas shkrimit në faqet e Arrs Technica, Anonymous ka filluar operacionin e vet kundër Lolita City 14, kur në faqet The Hidden Wiki në rrjetin Tor kanë zbuluar lidhjet drejt pornografisë me fëmijë. Ekipi nga Anynomus së pari ka hequr lidhjet, e kur administratorët i kishin kthyer prapë kanë vendosur të bëjnë rrëzimin e faqes përmes sulmeve DoS. Gjithashtu kanë vërejtur se faqet ndodhen tek ofruesi i hostingut Freedom Hosting nga të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e hostingut për faqet. Këta e kishin refuzuar këtë gjë, e pastaj Anonymous ka nisur me sulmet me SQL dhe nxjerrjen e bazës së shfrytëzuesve të këtyre faqeve, pas cilës gjë kanë nisur edhe DoS-in.

Në trend Teknologji

Më shumë
Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Një platformë tjetër e mediave sociale “sheh kulmin e të gjitha kohërave” pas ndalimit të X të Elon Musk në Brazil

Teknologji
IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

IPKO Menu, aplikacion mobil për të gjitha shërbimet e IPKO-së

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

SoundCloud së shpejti pritet të dalë në shitje - çmimi mund të shkojë në 1 miliard dollarë

Teknologji
Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Snapchat me veçori të re të sigurisë për adoleshentët

Teknologji
Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Metaverse është e vërtetë: Teknologjia fotorealiste 'e pabesueshme' e Zuckergberg e mahnit X-in

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kalo në kategori