LAJMI I FUNDIT:

Google me lajm të jashtëzakonshëm për fansat e iPhone

Apple Watch ka qenë në dispozicion vetëm për disa muaj, por ora e Apple është duke marrë një konkurrencë serioze.

Google sapo ka zbuluar se orët e reja inteligjente nga një mori e prodhuesve do të krijojnë modele të orëve që do të jenë kompatibile me iPhone.

Deri tani orët e bazuara në Android Wear kanë punuar vetëm me Android.

Në njoftimin e postuar në Googleblog nga gjiganti i internetit është thënë: "Kur ju e bartni një pajisje në trup çdo ditë, ju doni të jenë të sigurt e njëjta me të vërtetë do të punojë për ju”.


"Me Android Wear tani ju do të mund të bëni të gjitha që i doni. Dhe tani, orët në Android Wear do të punojnë edhe me iPhone."

Google ka konfirmuar se LG Watch Urbane do të jetë modeli i parë i orës në përputhje me iPhone.

Pajisje të reja nga Asus, Huawei, dhe Motorola do të pasojnë më vonë, merret vesh ndër të tjera. (Telegrafi)