LAJMI I FUNDIT:

Samsung e patenton televizorin e zgjuar: Më nuk do të keni problem me shikimin e detajeve!

Samsung e patenton televizorin e zgjuar: Më nuk do të keni problem me shikimin e detajeve!

Megjithëse mendojmë se në shtëpi kemi televizor me ekran të madh e kualitet të lartë, shumica nga ne kemi problem t’i lexojmë titrat dhe detajet në ekran.

Por, gjiganti i prodhimeve teknologjike po pretendon se do t’i ndalojë shikuesit të picërrojnë sytë, duke e modifikuar pamjen sipas nevojës.

Me anë të një softueri që regjistron sytë dhe grimasat e fytyrës, televizionet e ri nga Samsung, do të vërejë nëse shikuesi është duke i picërruar sytë, apo është afruar tek televizioni për të shikuar, transmeton Telegrafi.

Pastaj, do të aktivizohet automatikisht zmadhimi i objektit që është në fokus, apo do të rriten titrat, derisa shikuesi i sheh mirë.


Ky sistem inteligjent e cakton edhe kohëzgjatjen e tekstit që qëndron poshtë ekranit dhe rregullon ndriçimin varësisht nga shikuesi. /Telegrafi/