LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg shpallet personi mediatik më i pushtetshëm në Britani

Zuckerberg shpallet personi mediatik më i pushtetshëm në Britani

Themeluesi i rrjetit më të madh social në botë Facebook, Mark Zuckerberg, ndodhet në vendin e parë të renditjes, i konsideruar si një ndër njerëzit më me influencë në mediat britanike për vitin 2011.

Lajmi është njoftuar pas publikimit të listës së përvitshme të renditjes, për personat më të rëndësishëm të medias të publikuar nga prestigjozja “The Guardian”. Zuckerberg në vendin e parë, pasohet nga bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, ndërsa në vendin e tretë ndodhet shefi ekzekutiv i Google, Larry Page. Rankimi vijon me drejtorin e përgjithshëm të BBC, Mark Thompson, themeluesin e Apple, Steve Jobs, në vendin e pestë, ndërsa, Rupert Murdoch në të gjashtin.

Por ndërkohë bashkëthemeluesi tjetër i rrjetit social Twitter, Stephen Fry, nuk ndodhet fare në listën e 100 personave më me influencë në botën mediatike në Angli. Rënie ka pësuar edhe shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, i cili është renditur në vendin e 29-të, ndërsa themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është afruar në vendin e 58-të. Për të parë renditjen, klikoni te ky link: www.guardian.co.uk/media/series/media-100-2011-1-10 /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Adobe ofroi Photoshop të thjeshtuar në ueb

Adobe ofroi Photoshop të thjeshtuar në ueb

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Teknologji
Altman me plan ambicioz për Inteligjencën Artificiale, por i duhen shtatë miliardë dollarë

Altman me plan ambicioz për Inteligjencën Artificiale, por i duhen shtatë miliardë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori