LAJMI I FUNDIT:

Lulz security sulmon tabloidin “The Sun”

Lulz security sulmon tabloidin “The Sun”

Në një kohë kur skandali i përgjimeve ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe kur e gjithë vëmendja e botës është përqëndruar aty, grupi i hakerave Lulz Security ka ndërhyrë në adresën e internetit të një prej tabloidëve të “News Corporation”, “The Sun”, duke e korruptuar atë.

Për disa orë, lexuesit e kësaj të përditshmeje, me shumë influencë në Britaninë e madhe por edhe më gjerë, kanë lexuar se, pronari i perandorisë mediatike “News Corporation”, Rupert Murdoch, është gjetur i vdekur në kopshtin e shtëpisë së tij.

Por pas disa orësh, përmes një mesazhi në Twitter, u zbulua se asgjë nuk kishte qënë e vërtetë dhe se bëhej fjalë vetëm për një sulm të hakerave të Lulz Security. “Na arrestoni, ne ju sfidojmë. Ne jemi një gjenerate hakerash të pandalshëm”,- thuhet në postimin e tyre në Twitter. /Telegrafi/