LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë

Zyrtare: Google + bëhet me 10 milionë anëtarë

Më herët gjatë kësaj jave, ishin publikuar disa thashetheme të cilat thoshin se rrjeti më i ri social, Google +, ka arritur në 10 milionë anëtarë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Google, Larry Page, e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se tashmë rrjeti i tyre social ka arritur në 10 milionë anëtarë.

I janë dashur vetëm dy javë kompanisë Google, përkatësisht Google +, të arrijë në këtë numër të anëtarëve.

Duke e marrë parasysh, që Google + ka vendosur kufizime për anëtarësim në rrjetin e saj social, kjo shifër është më shumë sesa mbresëlënëse.


Për më shumë, drejtori i Google, Larry Page, ka thënë se 10 milionë përdoruesit e Google + shpërndajnë më shumë se 1 miliardë postime në ditë, dhe gjatë kësaj fundjave tema rreth Google + ka marrë pjesë me më shumë se 35 për qind të totalit të cicërimave në Twitter. / Telegrafi /