LAJMI I FUNDIT:

Radio Pandora me 100 milionë dëgjues?

Radio Pandora me 100 milionë dëgjues?

Gjatë kësaj jave, shërbimi i radios online – Pandora, ka lajmëruar se ka arritur të grumbullojë më shumë se 100 milionë përdorues, ndërsa gjithashtu ka thënë se përdoruesit aktiv të kësaj faqeje për çdo muaj e tejkalojnë shifrën prej 36 milionë.

Anëtarët e rinj të këtij shërbimi kanë bërë që Pandora ta rrisë pjesëmarrjen e saj në tregun e Amerikës, përkatësisht të shënojë ngritje nga 2.3 në 3.6 për qind.

Përpos kalimit të një momenti historik, zyrtarët e Pandora’s gjithashtu kanë paralajmëruar faqen e re, i cili do të lansohet së shpejti.

Faqja e re e radios më të famshme online, ka filluar të bëhet gati për ri-dizajnim para një viti.


Për më shumë, dizajni i faqes së re të Pandora’s do të krijohet duke përdorur HTML5, dhe sipas asaj që thotë TechCrunch, ky do të jetë një hap shumë i madh dhe në drejtimin e duhur. / Telegrafi /