LAJMI I FUNDIT:

Google eleminon domain-in “co.cc”

Google eleminon domain-in “co.cc”

Kompania Google ka njoftuar se ka eleminuar të paktën 11 milion adresa, të cilat përfundojnë me domain-in “co.cc”.

Kjo për shkak se ndryshe nga ç’ndodh edhe me adresat me domain të nivelit të dytë “com.au” ose “com.uk”, këto adresa dërgojnë mesazhe “spam” te përdoruesit për të reklamuar artikuj ose biznese të ndryshme.

Matt Cutts, shefi i spamit në Google, deklaroi se kjo kompani ka të drejtën që të eleminojë të gjithë ato që bezdisin përdoruesit e gjigandit motorrik.

Kjo masë është marrë nga Google, edhe pse domain-i “co.cc” është më i madh edhe se “.org” dhe “.uk”, të marra të dyja së bashku. /Telegrafi/