LAJMI I FUNDIT:

ZTE prezanton orën e mençur në linjën Axon

ZTE prezanton orën e mençur në linjën Axon

Kompania e famshme kineze ZTE ka prezentuar brendin e ri të orës Axon, një orë e re e mençur e cila bën pjesë në linjën e produkteve Axon.

Edhe pse pajisja e re, përkatësisht ora e mençur Axon është lansuar në SHBA, ZTE ka njoftuar se do ta bëjë lansimin e orës së re edhe në Kinë.

Për më shumë, duket se ora e mençur nga kompania kineze është punuar veçanërisht për tregun kinez, pasi që funksionon me sistemin operativ Tencent.

Ora Axon ka ekran 1.4 inç me ekranin 400×400 prej AMOLED, procesor 1.2 GHz, RAM memorie prej 512MB, Bluetooth 4.1 dhe bacteria prej 300 mAh.


Axon ka lansuar edhe tipare të reja në këtë pajisje si mundësinë e kontrollimit të gjesteve, telefonatave, mesazheve tekstuale si dhe monitorimin e ushtrimeve të fitnesit. (Telegrafi)