LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Apple prezanton modelet e reja të iPod Touch

Zyrtare: Apple prezanton modelet e reja të iPod Touch

Kohëve të fundit janë dëgjuar thashetheme të shumta në lidhje me modelet e reja të iPod Touch, ndërsa pajisja tani është bërë zyrtare nga Apple dhe ajo ka pasur një numër të përmirësimeve krahasuar me modelin e mëparshëm.

iPod Touch i ri nga Apple vjen me të njëjtin procesor që është në iPhone 6 dhe 6 Plus, procesorin Apple A8.
Pajisja vjen me madhësinë e ekranit prej 4 inç, ekranin Retina me rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve, por Apple e ka përditësuar edhe kamerën e saj në iPod Touch të fundit.

Kamera e përparme sjell 720p për FaceTime HD, ndërsa kamera e pasme ofron 8MP iSight që mund të incizojë Full HD video në 1080p. Kamera e njëjtë ofron edhe funksionin Time Lapse dhe tiparin slow mo.

iPod Touch vjen në disa variante, duke përfshirë edhe ngjyrën e kaltër, të artë, rozë, të argjendtë dhe të kuqe, si dhe opsionet e ndryshme për memorien e brendshme.


Modeli me 16GB do të kushtojë 199 dollarë, ai me 32GB kushton 249 dollarë, ndërsa versioni tjetër me 64GB kushton 299 dollarë. Ka edhe një variant tjetër më të shtrenjtë me 128GB që mund të blihet për 399 dollarë. (Telegrafi)