LAJMI I FUNDIT:

Apple këtë vit debuton me iPad Pro?

Apple këtë vit debuton me iPad Pro?

Apple pritet ta zbulojë modelin e ri të tabletit iPad Pro më vonë gjatë këtij viti, ndërsa tani sipas një raporti thuhet se prodhimi i tabletit të ri të Apple do të fillojë në shtator, ndërsa shitja e tij në nëntor të këtij viti.

iPad Pro thuhet se do të sjell ekranin me 12.9 inç me rezolucionin prej 2732 x 2048 pikselëve, bashkë me procesorin e ri Apple A9X.

Apple A9X thuhet se do të jetë një version i avancuar i procesorit A9 që do të lëshohet me iPhone 6S dhe 6S Plus në shtator.

Tableti do të vijë edhe me sensorin e gishtave TouchID dhe shumë opsione të memories, duke përfshi edhe atë me 256GB.
Sipas Digitimes, Apple ende nuk ka vendosur për sasinë e prodhimit të iPad Pro, sepse ende nuk e di se sa do të jetë interesimi për tabletin e saj të ri dhe më të avancuar. (Telegrafi)