LAJMI I FUNDIT:

Kaspersky: Kujdes nga botnet!

Kaspersky: Kujdes nga botnet!

Në shumë se katër million kompiutera personalë kanë qënë pre e një programi të sofistikuar “botnet”, i cili identifikon në mënyrë automatike komputerat me sistem sigurie të “brishtë”.

Lajmi është bërë i ditur nga një raport i ekspertëve të Kaspersky, i cili nënvizoi se të paktën 4.5 milion përdorues janë sulmuar nga ky “botnet”.

Bëhet fjalë për një program, i njohur si TDL, i cili në mënyrë automatike kërkon për kompiutera me nivel të ulët sigurie, që ky program i sulmon duke thyer barrierat e duke u fshehur në një dosje të quajtur “master boot record” nga ku vjedh të dhënat e përdoruesve.

Fatkeqësisht, raportojnë ekspertët, këto “botnet” (version i fundit i të cilit është TDL-4) nuk gjurmohen nga anti-virusët e thjeshtë. Raporti evidenton se rreth 28% e viktimave është shënuar në SHBA, 7% në Indi, 5% në Britani dhe rreth 3% e tyre është gjetur në Francë, Gjermani dhe Kanada. /Telegrafi/