LAJMI I FUNDIT:

Facebook apo Google+, kush është më i mirë?

Facebook apo Google+, kush është më i mirë?

Me debutimin e saj gjatë kësaj jave, Google +, rrjeti më i ri social i kompanisë Google, pashmangshëm krahasohet me Facebook.

Bazuar në atë që Google ka postuar në lidhje me rrjetin e saj social në internet, tashmë janë krijuar disa përshtypjet fillestare.

Google + riprodhon disa prej mjeteve më të popullarizuara Facebook, por shton një funksion të veçantë: video-komunikimin, i cili ende mungon në Facebook.

Google i referohet shërbimit të saj me video me emrin Hangouts. Disa miq të mund të bashkohen në një vend, dhe të komunikojnë me ueb-kamerat e tyre në blloqe të ndara përgjatë pjesës së poshtme të dritares.


Kutia e kryesore e videos e shfaq personin që flet më së shumti, ose më me zë, gjatë gjithë kohës. Hangouts gjithashtu mund të integrohet me YouTube.

Me Hangouts, Google + ka të paktën një avantazh teknologjik ndaj Facebook. Por ambiciet e kompanisë Google nuk synojnë tejkalimin e Facebook-ut menjëherë.

Google ka krijuar pengesa për aprovimin e llogarive të reja, ashtu siç ka bërë me disa nga produktet tjera të saj, duke lejuar fillimisht vetëm njerëz të cilët kanë qenë të ftuar nga miqtë e tyre për të përdorur Google +.

Google + gjithashtu ka një funksion special për foto, në të cilat vendos mundësi të mira për përdorimin e tyre me telefonat e mençur. Për shembull, fotografitë e marra nga një telefon Android mund të hidhen automatikisht në një folder privat online, diçka e ngjashme me iCloud të Apple.

Seksioni Circles në Google + është pothuajse funksion i ngjashëm me listën e miqve në Facebook.

Çdo përdorues mund të organizojnë miqtë në kategori dhe njëkohësisht të kufizojë se cili grup e shikon cilin, në profilin e tij.

Me Circles, përdoruesit munden të dërgojnë mesazhe të caktuara për një grup të veçantë të miqve, siç janë vëllezërit e motrat ose miqtë e afërt, porosi këto të cilat ata nuk do të dëshironin t’i ndanin me pjesën tjetër të miqve ose pjesën tjetër të kontakteve.

Google + Huddle, është funksion i ngjashëm me Facebook Messages apo Groups që janë në këtë rrjet social.

Nëse keni pasur rastin të shihni ndonjërën nga prezantimet e Google +, na tregonis e çfarë mendoni, apo nëse besoni se rrjeti i ri social i kompanisë Google do të mund ta tejkalojë atë të Mark Zuckerberg, në të cilin shumica prej nesh jemi anëtarë. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Kalo në kategori