LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch më i famshëm se iPhone i parë

Apple Watch më i famshëm se iPhone i parë

Ora e re e mençur nga Apple (Apple Watch) është një kategori e re e produkteve e poashtu e njëjta paraqet edhe një hapësirë të re të tregut për kompaninë.

Sipas hulumtimeve të fundit, del se kjo pajisje ka marrë shumë pëlqime nga përdoruesit e produkteve të Apple.

Në grafin e publikuar nga Business Insider, duket qartë se ora e re e mençur nga Apple ka tejkaluar kërkesat e iPhone-it të parë të lansuar nga Apple më 2007.

Kompania prapa hulumtimit ka përcjell interesin e iPhone-it të parë, iPad dhe orës Apple Ëatch në 6 javët e para të lansimit të pajisjeve.


Sipas këtyre analizave del se iPhone kishte marrë interesim më të madh gjatë javës fillestare, i ndjekur pas nga iPad dhe Apple Watch.

Megjithatë, pas javës së parë të lansimit interesimi për iPhone kishte rënë përderisa në javën e katërt pas lansimit, Apple Watch e ka tejkaluar iPhone.

Ky trend vjen si pasojë e mosbesimit të përdoruesve në aftësitë e Apple për të prodhuar një telefon të mençur me potencial konkurrues ndaj Sony dhe Nokia, dy liderët asokohe në tregun e telefonëve në nivel global.

Gjenerata e parë e orëve nga Apple ka arritur të shitet në 2.8 milionë njësi deri më sot. (Telegrafi)