LAJMI I FUNDIT:

Apple e tërheq modelin e parë të iPad Mini, bëhet gati për iPad Mini 4!

Apple e tërheq modelin e parë të iPad Mini, bëhet gati për iPad Mini 4!

Prej kësaj jave, Apple e ka ndërprerë shitjen e versionit origjinal të tabletit të saj iPad Mini, duke hequr modelin e vjetër të tabletit pa ekranin Retina ekran nga lista e saj e produkteve online të cilat mund të blihen nga Apple Store.

Apple për herë të parë filloi me versionin origjinal të iPad Mini në vitin 2012 dhe që atëherë ka nxjerrë dy versione të reja të tabletit mini në formën e iPad Mini 2 dhe iPad Mini 3, dy prej të cilave janë të pajisur me ekranin Retina 326 me procesorë më të shpejtë.
Edhe pse versioni i parë original i iPad Mini është larguar nga dyqani kryesor i Apple, Mini ende është aktualisht në dispozicion për tu blerë në seksionin e pajisjeve të servisuara dyqanin online, për një çmim prej 209 dollarësh.

Përmes disa fotove të publikuara në internet ne mund të konkludohet se tableti i ardhshëm i Apple, iPad Mini 4 është rrugës për në treg.

Ndërkohë nuk ka asnjë detaj të qartë për karakteristikat e mundshme të cilat mund t’i ketë tableti. (Telegrafi)