LAJMI I FUNDIT:

Google Plus është rrjeti i ri social i Google

Google Plus është rrjeti i ri social i Google

Përkundër tentimeve të mëparshme të kompanisë Google për të hyrë në ujërat e rrjeteve sociale, gjasat janë të shumta që ju do ta shpërndani këtë lajm në Facebook ose Twitter, dhe shumë më pak në Google Buzz.

Mirëpo, lansimi i fundit i Google, përkatësisht rrjeti social Google +, synon që ta zgjidh një problem me të cilin janë përballur përdoruesit e rrjeteve sociale që prej fillimit të tyre.

Njerëzit nuk duan që të shpërndajnë gjithçka në rrjetet sociale, si dhe nuk duan që vazhdimisht ta freskojnë listën e tyre të miqve, me të cilët do të mund të ndajnë gjërat e vlefshme.

Nëse e shihni shërbimin e ri të Google, i cili përfshin edhe funksionin Circles, ju do të shihni që plani i gjigantit amerikan të kërkimeve online është që të zgjidhin disa prej problemeve me të cilat përballen njerëzit sot.


Me këtë funksion ata synojnë që listën e miqve ta mirëmbajnë në mënyrë shumë të lehtë dhe spontane, përderisa Hangout, një lloj funksioni i përngjan video-konferencave të pandërprera, është menduar që të jetë një lloj zgjidhje për të gjithë ne që brengosemi për këtë punë.

Për më shumë, Google e ka integruar edhe një funksion të ri në rrjetin e saj social, i cili quhet Spark, i cili funksionon ngjashëm sikurse RSS për lajme dhe risi nga faqet e ndryshme, i cili nuk ka nevojë të aktivizohet.

Pas shërbimeve si Wave, Buzz, Plus 1, duket se ky është hapi më serioz i kompanisë Google në këtë drejtim, mirëpo mbetet të shihet nëse kësaj radhe do të jetë e suksesshme.

Nëse dëshironi që të jeni të parët që provoni projektin e ri të Google, atëherë klikoni në https://plus.google.com/
/ Telegrafi ./

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Ja sa para po ofron gjiganti koreano-jugor për të blerë biznesin e rrjetit të Nokia-s

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë

Teknologji
Kalo në kategori