LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton tabletin me trup të metaltë

Huawei prezanton tabletin me trup të metaltë

Prodhuesi i famshëm kinez, Huawei ka prezantuar modelin e ri të tabletit T1 10, me ekran 9.6 inç IPS HD, i cili fuqizohet nga procesori Snapdragon 410 me katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.2GHz, së bashku me kartën grafike Adreno 306 GPU dhe 1GB RAM.

Huawei T1 10 është një tablet me trup prej alumini dhe është vetëm 8.3 mm i hollë. Ai fuqizohet nga një bateri me kapacitet 4,800 mAh, e cila mund të zgjasë për 24 ditë nëse nuk përdoret, 12 orë për video ose 6.5 orë për shfletim në ueb. (Telegrafi)