LAJMI I FUNDIT:

Adresë lajmesh për Selinë e Shenjtë

Adresë lajmesh për Selinë e Shenjtë

Në pritje të ditës së mërkurë, kur do të ingaurohet edhe portali i lajmeve të Vatikanit, selia e shenjtë ka prezantuar adresën e lajmeve: http://www.news.va

Lajmi është bërë i ditur nga prift Claudio Maria Celli, i cili drejton edhe zyrën e sektorit të zhvillimit. Sipas priftit, Papa Benedikti i XVI, i ka ndjekur vetë nga afër rregullimet e fundit të këtij websajti që do të publikohet së shpejti.

Në këtë adresë, besimtarët, jobesimtarët por edhe studiuesit do të mund të gjejnë lajme të formatit print, lajme vetëm audio dhe lajme të shoqëruara me video. Kjo do të thotë se kjo adresë do të funksionojë si një agjensi lajmesh për Selinë e Shenjtë. /Telegrafi/