LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit

Vëllezërit

Vëllezërit Winklevoss, ish-shokët e klasës dhe partnerët e biznesit të drejtori aktual të Facebook, Mark Zuckerberg, kanë vendosur që të heqin dorë nga ideja e padisë dhe përfitimit të mëtutjeshëm nga rrjeti social, për të cilin thonë se ishte ide e tyre.

Rasti i vëllezërve Winklevoss në SHBA kishte marrë aq shumë popullaritet sa që i njëjti ishte bërë pjesë e filmit hollivudian, The Social Network.

Pas disa padive të njëpasnjëshme në gjykatat amerikane, vëllezërit Winklevoss kishin thënë se do ta dërgonin rastin e tyre edhe në Gjykatën Supreme të SHBA-ve, si dhe të pranonin një dëmshpërblim prej 20 milionë dollarëve.

Mirëpo, prej kohës së padisë e deri më sot, vlera e rrjetit social është shumëfishuar, dhe vlera e aksioneve të tyre sot do të shkonte deri në 150 milionë dollarë amerikan.


Padia e vëllezërve binjak ishte inspirimi kryesor për ta bërë filmin e famshëm në vitin 2010, i cili paraqet shumë nga betejat ligjore me të cilat është përballur drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg. / Telegrafi /