LAJMI I FUNDIT:

Hakeri 19-vjeçar që “xhiroi” CIA-n

Hakeri 19-vjeçar që “xhiroi” CIA-n

I ashtëquajturi grup hakerash “Lulz Security”, të cilët kanë sulmuar adresën e internetit të CIA-s, Senatit Amerikan, e Sony-t dyshohet të jetë vetëm një djalosh 19-vjeçar, i ndaluar së fundmi në Wickford të Britanisë së Madhe.

Lajmi është konfirmuar nga policia lonidneze, e cila njofton se ka arrestuar 19-vjeçarin, Rajan Cleary, që akuzohet për krim të organizuar në internet. Por i riu ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, madje edhe faktin se është pjesë e ndonje grupi, të quajtur “Lulz Security”, grup ky shumë i njohur hakerash në internet.

Por mediat amerikane nuk e kane pritur shumë mirë lajmin, ndërsa e kanë cilësuar si turp faktin që një 19-vjeçar arrin të thyejë sistemet e sigurisë së institucioneve kaq të mëdha si CIA apo Senati Amerikan. /Telegrafi/