LAJMI I FUNDIT:

Libraria Britanike marrëveshje me Google për dixhtalizim të arkivës

Libraria Britanike marrëveshje me Google për dixhtalizim të arkivës

Google ka nënshkruar një marrëveshje historikë me Librarinë Britanike, ndërsa është vendosur të dixhtalizohet të gjitha materialet arkivore të shekullit të 18-të.

Bëhet fjalë për dixhitalizim të të paktën 250 mijë tekseve të periudhës 1700-1800, ku përfshihen libra, gazeta, panflet, harta, stampa, patenta, fotografi, këngë të shkruara dhe të regjistruara dhe çdo shënim tjetër që ndodhet në Librarinë Britanike për këtë periudhë.

Pas dixhitalizimit, të gjitha këto materiale do të jenë të aksesueshme në Google. Gjigandi motorrik ka kontrata të tilla me të paktën 40 librari në të gjithë botën. /Telegrafi/