LAJMI I FUNDIT:

Spanjë, Arrestohen tre hakera të grupit Anonimët

Spanjë, Arrestohen tre hakera të grupit Anonimët

Tre persona të dyshuar si pjesë e grupit Anonimët të hakerave që kanë bërë “kërdinë” në adresa e disa prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare, u arrestuan në Spanjë.

Lajmi është njoftuar nga zyrtarë të policisë përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhej se tre personat e ndaluar në Barcelonë, Valencia dhe Almeria dyshohet të jenë anetarë të grupit të hakerave që zhvilluan sulme kibernetike ndaj kompanisë Sony, bankave spanjolle dhe ndaj sistemit të sigurisë së policisë për llogari të faqes Wikileaks.

Në këtë operacion, i cili kishte nisur që në Tetor të vitit të shkuar, morën pjesë qindra policë dhe ekspetë të kibernetikës. /Telegrafi/