LAJMI I FUNDIT:

Samsung Galaxy Tab S2 8.0 dhe Tab S2 9.7 prezantohen në qershor

Samsung Galaxy Tab S2 8.0 dhe Tab S2 9.7 prezantohen në qershor

Në një artikull te publikuar nga Sammobile.com, bëhet e ditur nga Samsung se kompania është duke punuar në tabletin e ri të gjeneratës Galaxy Tab S.

Galaxy Tab S sipas këtij artikulli thuhet se do të jetë më i hollë se Apple iPad Air, dhe do të përmbaj ekran të dimensioneve 4:3. Për më shumë, janë bërë të ditura edhe specifikat e pajisjes së re Galaxy Tab S.

Sipas informatave të reja, dihet se pajisja do të vijë në 4 modele: vetëm me Wi-Fi, WiFi + LTE si pasardhës i dy modeleve të mëparshme – Galaxy Tab S2 9.7 dhe Galaxy Tab S2 8.0.

Të gjitha këto modele pritet të lansohen ne qershor, së bashku me versionin e ri origjinal, Galaxy Tab S.


Tabletët e ri do të lansohen anembanë botës, duke përfshirë SHBA-të, Kanadanë, tregjet evropiane, Kinën, Amerikën Jugore, Hong-Kongun, Korenë dhe Indinë.

Sipas informatave të deritanishme, Galaxy Tab S2 do të ketë material premium me performanca sikurse procesorin 64-bit Exynos, 3GB RAM, 32GB memorie, hapësirën për kartelën microSD, sistem operativ Android 5.0.2 Lollipop dhe ekran Super AMOLED me rezolucion 2048×1536 piksel.

Versioni 8-inç i pajisjes do të ketë dimensione prej 198.2×134.5×5.4 mm, ndërsa modeli 9.7inç vjen me 237.1×168.8×5.4mm.

Të dyja modelet konsiderohen të jenë të lehta, prej 260 gram (modeli i parë) dhe 407 gram (modeli me 9.7”) / Telegrafi