LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi.com tani me komente në kohë reale

Telegrafi.com tani me komente në kohë reale

Telegrafi.com për vizitoret e vet lanson një ndër platformat më të përsosur për komentim në kohë reale, DISQUS.

Telegrafi si portal informativ, e njëherit portali me i vizituar ne hapësirat shqipfolëse, gjithmonë ka pasur kënaqësi qe vizitoreve te vet t’i ofrojë hapësirë ku do t’i shprehin mendimet dhe opinionet e veta për ngjarjet përkatëse. Se fundi, Telegrafi ka aplikuar platformën DISQUS, platformë kjo që vizitorëve ju mundëson komentim në kohë reale.

DISQUS është një ndër platformat për komentim që aplikohet nga shumica e ueb faqeve të njohura botërore si: CNN, Time, FOX News, Engadget, WordPress, Tumblr, etj. Kjo platformë, përveç komentimit në kohë reale, vizitorëve do t’i mundësojë në kuadër të Telegrafit, të ndërtojnë komunitetin e tyre social përmes mjeteve të jashtëzakonshme te cilat janë lehtë për tu menaxhuar.

Ne do të bëjmë një prezantim të shkurtër, për mënyrën e funksionimit të kësaj platforme, andaj për gjithë ju qe keni pakjartësi, ju lutem që të na shkruani përmes komenteve në vazhdim.


Që të komentoni, ju fillimisht duhet të qaseni në njërën nga mundësitë e ofruara:

Duke zgjedhur mundësinë e parë DISQUS për komentim, ju fillimisht duhet të krijoni profil dhe me pastaj të komentoni.

Mundësia përmes Facebook, besoj se është më praktike dhe më e njohur për shumicën nga ju. Të gjithë që kanë profil në Facebook, mund të komentojnë përmes profilit të tyre.

E njëjta procedurë, vlen edhe për gjithë ata që kanë profil në Twitter. Komentimi mund të bëhet përmes kyçjes në profilin e juaj në Twitter.

Gjithashtu keni mundësin që të komentoni përmes llogaris suaj në Google.
Të gjitha mundësitë kanë qasje të njëjtë në komentim, jeni ju ata të cilët vendosni përmes cilës mundësi të komentoni, DISQUS, Facebook, Twitter apo Google.

Pasi që të qaseni në njërën nga profilet e lartpërmendura, ju mund ta pëlqeni artikullin përkatës, dhe në të njëjtën kohë ta shpërndani atë në Facebook apo Twitter

Ju pëlqeni një koment përkatës duke klikuar butonin ‘Like’ që gjendet nën koment, si dhe përmes butonit ‘Reply’ ju mund ta replikoni komentin paraprak.

Nëse një koment ka përmbajtje që është në kundërshtim me rregulloren për komentim ose përmban elemente fyese, ju mund të raportoni me butonin ‘Flag’ , gjithashtu platforma DISQUS bënë në mënyrë automatike cenzurimin e fjalëve banale.

Duke klikuar mbi foton e profilit (komentuesi), juve ju hapet një dritare që paraqet pasqyrën e aktiviteteve për një profil përkatës, dhe duke klikuar ne ‘Follow’, ju ndiqni çdo aktivitet (koment) të atij profili.

Shpresojmë që ky përshkrim të jetë një ndihmesë për gjithë juve që keni hasur në pengesa gjatë përdorimit të platformës DISQUS, por ne edhe njëherë ju inkurajojmë që për çdo pakjartësi që keni, na shkruani përmes komenteve ne vazhdim por edhe përmes email-it: sugjero@telegrafi.com /Telegrafi/