LAJMI I FUNDIT:

Apple do të prezantojë iMac me 8K?

Apple do të prezantojë iMac me 8K?

LG me sa duket ka zbuluar një lajm shumë interesant. Kompania jukoreane ka thënë se Apple është duke planifikuar të lansojë modelet e reja të kompjuterëve iMac në 8K më vonë gjatë këtij viti.

Sipas një kumtese për media të kompanisë thuhet se Apple planifikon të ketë ekrane me rezolucion shumë më të madh gjatë vitit 2015, raporton Mashable.

Në lajm thuhet se “gjenerata e re e rezolucionit 8K” që do të vijë këtë vit, fillimisht ishte vërejtur nga faqja AppleInsider.

Kumtesa e LG-së ishte e fokusuar në të ardhmen e ekraneve 8K, që ka rezolucion prej 7,680 x 4,320 pikselëve — apo katër herë më shumë sesa rezolucioni i ekraneve 4K, që do të thotë katër herë më shumë piksel.


Apple posa e ka lansuar modelin e iMac me 27-inç me ekranin në 5K, prandaj duket pak herët që kompania amerikane ta përditësojë modelin e ri të iMac kaq herët. (Telegrafi / Foto: Mashable)