LAJMI I FUNDIT:

Samiti e-G8: Të kontrollohet apo jo interneti?

Samiti e-G8: Të kontrollohet apo jo interneti?

Krerët e kompanive të Facebook, Mark Zuckerberg, e Google Eric Shmidt janë shprehur kundër një ligji regulator nga ana e qeverive në të gjithë botën.

Duke folur nga samiti i e-G8, që po mbahet në Francë, Zuckerberg tha se qeveritë nuk mund të seleksionojnë se çfarë duhet të ndalojnë dhe çfarë jo. “Është e vështirë që ne të kryejmë misionin tonë, nese qeveritë na përgjysmojnë punën. Asgjë nuk ka kuptim pa tjetrën. Qeveritë s’mund dhe s’duhet të përcaktojnë atë që duhet lejuar.”, -tha Zuckerberg.

Ndërkohë shefi i Google ka qënë më i ashpër në fjalën e tij: “Teknologjia ecën me ritme të paimagjinueshme, shumë më shpejt se qeveritë. Ndaj mos bëni gabimin që të hartoni një legjislacion, në një kohë kur, deri në fund të tij, ne do të kemi hedhur hapa gjigandë. Kjo do të kishte pasoja katastrofike për ne dhe përdoruesit e internetit.”

Ndërkohë ekspertët janë shprehur për një zgjidhje të mesme mes kompanive dhe qeverive. Kjo do të thotë që duhet një vetërregullim i tregut mes tyre, por, nga ana tjetër, qëveritë të hartojnë ligje substanciale që janë në interes të publikut. /Telegrafi/