LAJMI I FUNDIT:

Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?

Facebook dhe Twitter e dinë çka bëjmë online?

Të gjithë ata që bëjnë Like në Facebook, apo “cicërojnë” në Twitter për miqtë e tyre, duhet të kenë kujdes sepse kjo i tregon rrjetit tënd social shumë më shumë sesa ju mund të dëshironit.

Një studim i bërë në emër të Wall Street Journal ka gjetur se funksionet “Like” dhe Tweet” nëpër faqe të caktuara online, e përcjellin aktivitetin e përdoruesit në internet, edhe kur ato nuk janë duke u përdorur më.

Madje, një gjë e tillë është pranuar nga Facebook, zyrtarët e së cilës kanë thënë se këto informacione i nevojiten për reklamuesit.


Ndërsa Twitter ka thënë se historinë e këtyre të dhënave e fshin shpejtë, edhe pse zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se “të dhënat edhe mund të përdoren, për përmirësim të përmbajtjes në të ardhmen”.

Studimi është bërë nga ish-inxhinieri i Google, Brian Kennish, përkatësisht nga kompania e tij, Disconnect Inc, e cila ka analizuar më shumë se 1000 faqe.

Nga studimi i Kennish, del se nga 1 mijë faqet e para në Google, Facebook përcjell më shumë 331, ndërsa Tëitter “ndjek” 200 prej tyre. / Telegrafi /