LAJMI I FUNDIT:

Amazon: Kindle mund librin tradicional

Amazon: Kindle mund librin tradicional

Për herë të parë libri elektronik i’a ka kaluar në shitje librit tradicional. Lajmi është konfirmuar nga Amazon.com, e cila njofton se vetëm në muajin e fundit e-book ka shitur 105 tituj, pesë më shumë se librat tradicionalë.

Administratori i Amazon, deklaron se është i surprizuar nga një sukses kaq i shpejtë i librit elektronik, kur dihet që titujt elektronik shiten nga Amazon prej vetëm 4 vjetësh, ndërsa librat tradicionalë prej 15 vjetësh. “Klientët mesa duket po shikojnë nga epoka e teknologjisë. Ata preferojnë më shumë librat elektronik të Kindle, sesa ato tradicionalë. Nuk mendonim se kjo do të ndodhte kaq shpejt.”, – ka deklaruar Jeff Bezos.

Por, më shumë se një garë mes librit eletronik e atij tradicional, e rëndësishme mbetet fakti se pavarësisht formës, ka lexues. Shpresojmë që ky numër të vijë në rritje. /Telegrafi/