LAJMI I FUNDIT:

Google i përgjigjet Apple MacBook me Chromebook Pixel Notebook

Google i përgjigjet Apple MacBook me Chromebook Pixel Notebook

Google e ka prezantuar versionin e ri të Chromebook Pixel Notebook, dhe ngjashëm sikurse Apple Macbook, edhe ky model i ri i laptopit përdor versionin e ri të USB-C connector.

Porti i ri i USB-C në versionin e ri të Google Chromebook përdoret për ta mbushur laptopin, si dhe për ti lidhur pajisjet tjera me laptopin.

Gjenerata e dytë e Google Chromebook Pixel sjell ekranin me 12.85 inç me rezolucion prej 2560 x 1700 pikselëve, ose në 239 piksel për inç.

Procesori ofrohet në formën e 2.2GHz Intel Core i5 ose 2.4GHz Intel Core i7, ndërsa grafikat ofrohen nga Intel HD Graphics 5500.


Për dallim nga Apple MacBook, Chromebook Pixel ofron zgjedhjen mes 8GB apo 16GB RAM, ndërsa për memorie përdoruesit mund të zgjedhin në mes të 32GB apo 64GB.

Pajisja gjithashtu vjen me kamerën 720p HD me kënd të gjerë për video thirrje, ndërsa lidhjet e laptopit të Google ofrohen në formën e 802.11 ac WiFi e cila gjithashtu mbështet a/b/g/n/ac dhe dual band WiFi, plus Bluetooth 4.0.

Ka dy modele të Google Chromebook Pixel në dispozicion, modeli i parë që shitet për 999 dollarë dhe modeli më i mirë me specifika që shitet për 1299 dollarë. (Telegrafi)