LAJMI I FUNDIT:

Anti-virusi fallco i MACDefender

Anti-virusi fallco i MACDefender

Kujdes! Një program fallco anti-virusi nën siglën e njohur të MACDefender që qarkullon në internet, mund t’iu marrë në qafë.

Kjo të paktën i ka ndodhur qindra përdoruesve të kompiuterave, të cilët kanë shkarkuar këtë program pa pagesë, që veç faktit që nuk mbron kompiuterin tërheq viruset drejt tij. Anti-virusi i rremë MAC, që gjendet lehtësisht në internet që prej fillimit të majit, mban emrat MACDefender dhe Mac Security. Pasi instalohet, ai kërkon automatikisht skanim të komputerit, por që në fakt nuk bën gjë tjetër veçse thith viruse nga interneti.

Alarmi për këtë anti-virus u ngrit pas qindra thirrjeve për ndihmë në blogjet e Apple. /Telegrafi/