LAJMI I FUNDIT:

Raspberry Pi 2 vjen me quad-core CPU, 1GB RAM, dhe kushton njësoj 35 dollarë

Raspberry Pi 2 vjen me quad-core CPU, 1GB RAM, dhe kushton njësoj 35 dollarë

Gjenerata e re e kompjuterit Raspberry Pi 2 tani ka debutuar dhe është duke u shitur pa ngritje në çmim, dhe për të parën herë do ta ofrojë mbështetjen për sistemin e ri operativ të Microsoft Windows 10 OS, për zhvillimin e pajisjeve të mençura.

Çmimi i saj ende mbetet 35 dollarë, që është i njëjtë me atë të versionit origjinal të Raspberry Pi, që është shitur në më shumë se 4 milionë njësi. Raspberry Pi 2 gjithashtu është gjashtë herë më i shpejtë sesa versioni paraprak i kompjuterit.

Raspberry Pi 2— që do të fillojë të shitet prej sot— është një kompjuter i pa-mbështjellur që mund të mbahet në dorë, me të gjitha komponentat e saj në bord. Kompjuteri i ri është me dimensione të njëjta sikurse paraardhësi i tij, që ka mundësuar zhvillimin e robotëve, veglave të ndryshme, pajisjeve elektronike dhe madje automateve Bitcoin ATM.

Raspberry Pi 2 ka CPU më të shpejtë, më shumë memorie sesa versioni i parë dhe mund ta zëvendësojë kompjuterin e vërtetë personal, ka thënë Eben Upton, themeluesi i Raspberry Pi Foundation.


Versioni i ri i Pi ofron 1GB RAM, apo dyfishin e asaj që ofrohej më herët. (Telegrafi)