Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook mori një shpërblim të majmë në të holla që e solli shumën e kompensimit të tij në një total që arrin në 9.2 milionë dollarë për vitin e kaluar. Siç dihet, Apple është kompania më e vlefshme në botë, për momentin.
Kjo shumë është më shumë se dyfishi që ai e ka marrë vitin e kaluar, pasi kompania ka gëzuar një rritje në shitje dhe fitimi i kompanisë është “ushqyer” nga popullariteti i modeleve të reja të iPhone, të cilat kanë sjell madhësi të reja të ekraneve.
Pagesa e bërë ndaj Cook për vitin fiskal 2014 ka përfshirë 1.7 milionë dollarë si pagë dhe 6.7 milionë të tjera si bonus mbi pagën, që atij i është dhënë nga bordi i Apple, pasi Cook arriti qëllimet e performancës që drejtorët e bordit të Apple i kishin vendosur për të.
Ai gjithashtu ka marrë 774.176 dollarë në formë të një kompensimi tjetër, që përfshin një shumë prej 401 mijë dollarësh kontribut nga primet e sigurimit dhe shpenzimet e sigurimit.
Apple ka raportuar 182.8 miliardë në të hyra për vitin fiskal që është mbyllur më 27 shtator dhe 39.5 miliardë dollarë profit, pas rekordit të shitjeve që ka arritur në vjeshtën e kaluar.
Shitjet e iPhones janë rritur për 21 për qind gjatë tremujorit të tretë, gjë që ka ndikuar në shitjet e iPad. Të hyrat e Apple janë rritur për çdo vit, gjatë tre viteve të kaluara. (Telegrafi)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Google Search” ka rikthyer një veçori që u ka munguar të gjithëve
Apple shet tre modelet e iPhone
Apple liston më shumë se 250 veçori të reja që vijnë me iOS 18
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur
Televizorët Samsung 2024 Neo QLED dhe QLED marrin certifikatat e para në industri për ekselencën e cilësisë së figurës nga VDE
Mësohet data e lansimit të iOS 18, a është iPhone juaj kompakt për të?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Surroi: Serbia e legjitimoi politikisht sulmin në Banjskë – aktakuza është ngritur në bashkëpunim me SHBA-në dhe EULEX-in
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës
Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht - në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un
"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?