LAJMI I FUNDIT:

iPad Pro do ta sjell edhe lapsin digjital

iPad Pro do ta sjell edhe lapsin digjital

Derisa thashethemet se Apple do ta lansojë modelin e ri të tabletit të saj, iPad Pro në fund të vitit 2015, një raport i ri sugjeron se kompania amerikane do ta shtojë edhe lapsin digjital në tabletin e saj më të ri, që vjen me madhësi të re të ekranit.

Edhe pse në treg ka tablet që e ofrojnë shërbimin e planifikuar të Apple për modelin e ri të iPad, sipas analistëve të industrisë thuhet se Apple do ta përmirësojë përvojën e përdorimit të lapsit digjital në tabletin e saj me 12.9 inç, sepse lapsi i iPad do të jetë më preciz, dhe më intuitiv ndaj gishtit të përdoruesit.

Megjithatë, në raport thuhet se lapsi digjital i iPad Pro nuk do të jetë i integruar me tabletin, por do të shitet si një aksesorë i ndarë, për mos ta rritur çmimin e tabletit.

Kjo logjikë është shumë tipike për Apple, e cila është shumë e kujdsesshme me marketingun e iPad, për të cilin thotë se nuk duhet asgjë përveç gishtit të përdoruesit, dhe ekranit të saj që përgjigjet më së miri ndaj prekjeve.


Fillimisht nuk pritet që Apple të ofrojë specifika të avancuara në lapsin e saj digjital, ndërsa në të ardhmen thuhet se kompania mund ta integrojë edhe funksionin e gjiroskopit, dorëshkrimit në 3D apo askelerometrit.(Telegrafi)