LAJMI I FUNDIT:

Google mobilizohet për “luftë”

Google mobilizohet për “luftë”

Nuk ka ndonjë mënyrë tjetër për ta përshkruar siuatën e krijuar së fundmi në gjigantin e kërkimit në internet, kompaninë Google.

Pas largimit të Eric Schmidt nga pozita e drejtorit ekzekutiv të kompanisë, dhe marrjes së kësaj detyre nga themeluesi i kompanisë, Larry Page, Google ka ndryshuar jo pak hierarkinë e saj organizative.

Thuhet se Larry Page i ka propozuar këto ndryshime pas krizës në inovacionin e kompanisë, ndërsa dihet se Google së fundmi ka përvetësuar patenta në vlerë prej 900 milionë dollarësh, nga kompania kanadeze Nortel.

Ndryshimet më të shpejta që do të ndodhin pas ardhjes së Page në krye të kompanisë, thuhet se do të vërehen në YouTube dhe shfletuesin Chrome.


Në anën tjetër, disa prej promovimeve më të mëdha që kanë ndodhur pas ardhjes së Page janë fokusuar në inxhinierët e kompanisë, të cilët do të merren me ristrukturimin e produkteve dhe inxhinierisë në kompanië.

Pritet që risitë që do t’i sjell Google në treg, ta ri-pozicionojnë kompaninë në segmente të ndryshme në treg, dhe me këtë, Google po thotë haptazi – beteja vetëm sa ka filluar. / Telegrafi /